Familja Jaskaj
Puna nisi me shumë ritëm kësaj here me synimin risjelljen në një atmosferë të re edhe në nje shtëpi tjetër. Pasi Blerti dhe Valbona u kthyen nga shtëpia nuk hezituan të përcjellin mosbesimin e tyre për shkak të kushteve të vështira që kishin parë në shtëpi. Fill pas kësaj i gjithë grupi i përveshet punes për të nisur një sfidë të re që mesa duket kësaj here, edhe pas disa eksperiencave, s’do të jetë kaq e lehtë dhe sfida me kohen sapo ka nisur… Blerti nis të skicojë skemën funksionale për të krijuar një ambient të përshtatshëm për secilin nga anëtaret e familjes. Janë shumë pjesëtarë në një familje që duhen sistemuar në një hapësirë prej 70 m². Nevi u afeksionua aq shumë me dy femijët saqë nuk rreshtte së foluri për ta dhe për dhomen e tyre. Ajmona, e shqetësuar për shëndetin e Sabjanit insiston që ti dedikojmë një dhomë dhe një tualet të veçuar gjyshes, të cilës për shkak të gjëndjes të rëndë shëndetësore i nevojiten kushte specifike dhe me lehtësira brënda saj. Kuzhinën dhe ambentin e ndenjes Klodi sapo ka nisur ta skicojë dhe nuk heziton të vendosi ngjyra sa më të ngrohta dhe sa më familjare. Mira me metrin diçka po mendon, si e si për të zgjeruar dhomën e prindërve e cila mezi arrin të nxëri krevatin matrimonial. Puna ka nisur intensivisht dhe Titi sheh me buzëqeshje duke u përpjekur të fshehi mosbesimin se grupi i arkitektëve do ta sfidojë itenerarin e tij edhe kësaj here.
Ndërhyrjet e bëra në shtëpi:
- Hapësira e brëndshme e shtëpisë është shfrytëzuar maksimalisht, duke pozicionuar kuzhinën në hyrje të saj. Kjo do ti sjelli shumë lehtësira Liljanës dhe do ti ofrojë asaj mundësinë për të qënë një amvise dhe një nënë e shkëlqyer me gatimet e saj të shijshme.
- Dyshemeja është shtruar me një parket shumë të ngrohtë që do të përballojë tërë vrapimet dhe lojrat e Sindit dhe Sabjanit.
- Tashmë ata kanë një ambient ku mund të mblidhen të gjithë për të ngrënë pasi fëmijët të kthehen nga shkolla, dhe Bardhyli nga puna.
- Ambienti i ri ndenjes ndahet me dhomën e fëmijëve me një dritare e cila në dukje pasqyron një imazh duke ruajtur privatësine e fëmijëve. Kjo lejon hyrjen e dritës për në dhomën e ndenjes si dhe në kuzhinë.
- Bardhyli dhe Liljana kanë tashmë një dhomë matrimoniale të sistemuar dhe dekoruar bukur.
- Femijët kanë një dhomë të tyren me plot elemente të botës së tyre. Tashmë dhe Sabjani por edhe Sindi kanë një shtrat të vetin për të fjetur.
- Gjyshja ka një hapësire të pavarur. Ajo ka një dhomë të sajën, një ambient për tu ulur si dhe një tualet personal.
- E gjithë shtëpia ka marrë një atmosferë mikpritëse, të ngrohtë në ngjyra si dhe të dekoruar bukur. Dekori final për këtë shtëpi do të jenë shikimi në sytë e buzëqeshur të Sabjanit dhe Sindit… që me siguri do të lumturohen më shumë se kurrë kur ta shohin dhomën e tyre të re…




Please wait...











