• Albanian-AL
  • English (United Kingdom)
FacebookVimeoTwitter

Episodi 4

 

Familja Shëngjergji

Suzana Shëngjergji jeton me fëmijët e saj Armandin, Admirin dhe Lumturinë në një shtëpi të vogël në Tiranë. Ajo punon në një fabrikë dhe fëmijët janë në shkollë. Jeta e tyre ndryshoi shtatë vite më parë nga humbja e babait dhe bashkëshortit. Babai ishte kujdesur për fëmijët dhe shtëpizën e tyre. Tani fëmijëve iu duhet të sillen si më të rritur dhe tja dalin vetë jetës. Humbja e një njeriu të dashur nuk është kurrë e lehtë, sidomos për tre fëmijë.

Matje, vëzhgim, analizë… dhe një tjetër shtëpi për t’u bërë "NGA E PARA" për 4 ditë. Kësaj rradhe, duke përfshirë në adrenalinën e punës një skuadër të re arkitektësh në mungesë të Blertit, vetëm për këtë herë.

Juliani bashkë më skuadrën e tij kryen fazën projektuese me po aq entuziazëm e seriozitet sa është parë dhe në eksperiencat me Blertin e grupin e tij. Pas një analize të bërë mbi planin dhe ndarjen e hapësirave të shtëpisë u vunë në dukje problemet kryesore në të cilat do drejtohej dhe fokusi i ndërhyrjes. Juliani, i stimuluar nga mungesa e theksuar e privatësisë se banuesve brënda apartamentit nënvizon në skemën e re funksionale pajisjen e tyre me hapësira personale të karakteri unik.

Nisur kështu, për Admirin dhe Armandin grupi krijon një zonë fjetjeje duke marrë vend nga dhoma aktuale e ndenjes shoqeruar me një kënd studimi për ta, propozuar me insistim kjo e fundit nga Juxhini. Duke qendruar në zonën kyçe të shtëpisë që konsiston në dhomën e ndenjes dhe me qellim eleminim e një kontakti direkt me dy ndarjet e tjera të shtëpisë (tualetit dhe dhomës së gjumit) Ajmona sygjeron krijimin një hapësire tranzitore (korridori) për të mundësuar veçimin fizik të tyre. Brënda kuadrit të kësaj hapësire të përbashkët, me ndihmën e elementeve ngjyrues dhe mobiljeve të nevojshme, u veçuan nga Adri ajo e gatimit, të ngrënies dhe ajo e ndenjes. Njëkohësisht prioritet iu dha kushteve fizike dhe higjeno-sanitare të tualetit si dhe mënyres funksionale të tij. Duke shfrytëzuar edhe hapësiren e konsiderushme, sistemime të veçanta u organizuan nga Mira për vendosjen e objeketeve të ndryshme.

Për të krijuar privatësine përkatëse të Suzanës dhe Lumës, të cilat ndajnë të njëjtën dhomë Klodi përdori zonimin karakterial të tyre. Në këtë mënyrë ajo mendoi që hapësira e fjetjes së vajzës të ngrihej në vertikalitet duke i lejuar një ambient studimi poshtë saj. Një hapësire me karakter pak më tradicional do ti ofronte Suzanës komoditetin e saj. Arkitektët, nëpërmjet ngjyrimit të variueshëm të zonave të shtëpisë duke i dhënë hapësirave një karakter të tyren, të qendruar megjithatë në një stil unik që mundësoi një emocion të përbashkët që përshkron të gjithë zonën e shtëpisë. Pra dhe kësaj rradhe sfida u krye me sukses, edhe pse në mungesë të Blertit Juliani arriti të kryente këtë mision me rezultat.

Një përmbledhje e rrufeshme e ndërhyrjeve në shtëpi:

  • Admiri dhe Armandi kanë tashmë një zonë fjetjeje vetem të tyren, sigurisht dhe pa mungesën e një zone studimi.
  • Suzana bashkë me vajzën, edhe pse në një dhomë ato gëzojnë privatësinë e tyre me të gjitha nevojat që kishin (Lumja përveç një biblioteke të tërën për të ka dhe një tavolinë studimi ndërsa Suzana mund të sistemojë me komoditet çdo send që më parë detyrohej me vështirësi t’i gjente vend).
  • Përveç të tjerave Suzana mund të shijojë me rehati dhe me të gjitha kushtet gatimin në të gjithë hapësirën që u krijua dedikuar kuzhinës, shtuar dhe me një zonë ngrënieje të munguar më parë.
  • Me kujdes të veçantë u ritrajtua dhe këndi i ndenjes ku u pozicionua afër ngrënies e gatimit.
  • Si pjesa më problematike tualetit iu dhanë kushtet bazë higjeno-sanitare dhe të funksionimit.
  • Rikthimi i gjallërisë në të gjithë atmosferën e shtëpisë.

Regjistrohu për të marrë Newsletter

Joomla : NGA E PARA (EXTREME
Banerat
free xxx porn