Familja Shanaj në "NGA E PARA"
Ekipi i "NGA E PARA" i shkon në ndihmë familjes së një profesori gjimnazi. Pas shumë vitesh punë dhe dedikimi ndaj familjes z. Agron dhe zj. Melina janë akoma në fillim të rrugës. Familja Shanaj përbëhet nga Agroni, Melina, Albani dhe Elisa. Albani dhe Elisa janë studentë dhe punojnë për të ndihmuar familjen e tyre. Agroni është profesori mik i studentëve të tij. Ai është gjendur pranë shumë të rinjve që sot patën mundësine për të telefonuar në redaksinë e "NGA E PARA" për të sygjeruar këtë rast.
Në shtëpinë e familjes Shanaj vihet re:
• Mungesa e kushteve të mirëfillta të një zone gatimi (mungesë shqetësuese për nënën).
• Mungesa e funksionalitetit në secilën prej dhomave.
• Dhënia e kushteve bazë higjieno-sanitare dhe të funksionimit të tualetit.
• Pajisja e shtëpisë me mobilje të mjaftueshme për organizimin e sasisë së materialeve të shtëpisë (me vlerë të veçantë ishte biblioteka).
• Rikthimi i gjallërisë në të gjithë atmosferën e shtëpisë.
Puna merr zanafillën e saj me vizitën e arkitektëve për të parë gjendjen fizike të apartamentit të zgjedhur në kushtet aktuale. Pas kryerjes së proceseve bazë si rilevimi, vëzhgimi me kujdes i gjendjes ekzistuese si dhe detajeve teknike që duhet të merreshin parasysh për mbarëvajtjen e parashikueshme të punimeve gjatë 4 diteve, tik-tak-u fillon...
Momentet e para të surprisës, në mes shumë emocionesh Blerti arrin të rrëmbejë nga pjesetarët e familjes dëshirat e tyre për atmosferën e re që do të veshi këtë shtëpi. Ai propozon një skemë të re funksionale mbi bazën e të cilës do të zhvillohet boshti i mëtejshëm i ndërhyrjes. Një zhvendosje funksionale e dhomës së Albanit me dhomën e prindërve është e nevojsheme në mënyrë që për ti ofruar komoditetin e duhur prindërve por edhe për t’i përshtatur dhomës së Albanit një frymë sa më rinore. Andi dhe Nevi duan të realizojnë një dhomë moderne sifiduese për Albanin me anë të teknologjisë së ndriçimit. Ndërkohë Titi nuk heziton ti inkurajojë edhe pse duke kronometruar me mendje. Klodi insiston të ndërtojmë një bibliotekë lineare përgjatë perimetrit të dhomës së ndjenjes ku profesor Agroni mund të sistemojë arkivin e tij të librave. Ajmona kërkon të ndërtojë një kuzhinë të bollshme ku zj. Melina të gjejë komoditet të mjaftueshëm për gatim. Mira kërkon ti dizenjojë Elises një garderobë të këndshme dhe femërore. Dhe janë vetëm 65 m² për tu dorëzuar në më pak se 96 orë…
Një përmbledhje e rrufeshme e ndërhyrjeve në shtëpi:
- Apartamenti mirëpret banorët me një hyrje të re dhe të sigurtë.
- Shtëpia e re akomodon secilin pjesëtar me hapësirat personale duke i dhënë karakter secilës prej tyre.
- Kuzhina e re është e bollshme dhe komode për të gjitha gatimet e shijshme të Melinës.
- Dritaret e reja kujdesen për lagështirën si dhe izolimin termik të shtëpisë.
- Dyshemeja e drurit është e ngrohtë dhe me tonalitet shumë mikpritës.
- Ambienti i parë që banorët përballen është korridori i cili tashmë është i pajisur dhe me një bibliotekë klasike, me rafte xhami transparente që i jep shumë nota familjare kësaj shtëpie.
- Dhoma e ndenjes ka një stil klasik. Ajo është e dekoruar bukur dhe me ngjyra të lehta të përshtatshme për të gjithë pjesëtarët e familjes.
- Familja tashmë ka edhe një ambient ngrënieje e cila edhe kjo i përshtatet stilit të mobiljeve klasike.
- Kombinimi fantastik që bie më shumë në sy janë elementet e dekorit që flasin të njëjtën gjuhë si në ambientin e gatimit ashtu edhe në atë të ngrënies.
- Prindërit këmbejnë hapësirën e tyre me dhomën e djalit për ti ofruar atij vend sa më të bollshem.
- Hapësira kushtuar mamasë dhe babait është këmbyer me atë të Albanit me qellim për të krijuar më shumë rehati prindërve.
- Dhoma e Albanit do t’i ngjante dhomës së ëndrrave te çdo të riu që kërkon diçka “high-tech” për dhomën e tij.
- Albani në dhomën e tij të re ka më shumë hapësirë si dhe një zonë studimi personale. Shtrati i tij i fjetjes është me sistem perimetrik të poshtëm ndriçimi dhe ai mund ta ndezi për të lexuar para se të flejë, ose edhe gjatë një darkë romantike në dhomën e tij.
- Ish-ballkoni i dhomës që tashmë i përket Albanit është tashmë një ambient fantastik, i dekoruar me një perde shumë rinore dhe shumë afër karakterit të tij.
- Elisa ka dhomën e saj të pajisur me një garderobë shumë të këndshëm që i nevojitet, shoqeruar me një zonë për tualetin. Ajo ka një vend studimi si dhe rafte për të renditur librat. Kudo në dhomën e saj mbizotëron feminiliteti dhe roza e saj e preferuar.
Faleminderit që na ndiqni dhe mos harroni të bëheni Fan të faqes sonë në Facebook: NGA E PARA (EXTREME MAKEOVER HOME EDITION ALBANIA)




Please wait...











