• Albanian-AL
  • English (United Kingdom)
FacebookVimeoTwitter

Episodi 10

 

 

 

Familja Cerri Pjesa II
Dritat për pak dhe u rikthyen, punëtorëve iu desh të linin muhabetin e ëmbël që u kishte kapluar përbri zjarrit të ndezur nga Gjergji, drejtuesi i punimeve me ngulm të Bonës dhe vajzave arkitekte. Siç u tha dhe tek pjesa e parë , punët po rridhnin sipas parashikimeve e çdo gjë shkonte mirë.
Të sinkronizuar me njëri tjetrin sejcili po çonte drejt përfundimit shtëpinë. Blerti e Bona dukeshin të kënaqur. Me propozim të Mirës po zhvendosej hyrja për një akses më të lehtë nga porta kryesore.  Dritaret po zmadhoheshin e po shtoheshin për të futur më shumë çdo gjë pozitive të ambjentit përreth siç Klodi propozoi. Ajmona me Nevin duke mbikqyrur ecurinë e mobiljeve që ishin porositur për të bërë më mirë ndarjen e hapesirave brenda. çifti ishte I ri, dhe nje shtëpi pa shumë barriera ndarëse u përshtatej shumë, për këtë arsye nuk u mendua të përdorej elementi mur e derë për ndarje.

Nyja e lagesht – tualeti - u mendua te rivitalizohej, duke përmirësuar përdorimin e tij. Si çdo skemë shtëpie, u mendua të kishte dhe kjo cdo gje të nevojshme që nuk e kishte pasur më parë – ndenjen, kuzhinën e dhomën e fjetjes bashkë me tualetin. Në mënyrë rigoroze shtëpia do termoizolohej, e në të njëjtën kohë do vihej dore dhe në fasadë per ndryshime estetike. Pak jetë u desh ti jepej dhe oborrit, duke menduar të krijonin një ambjent të këndshëm për të kaluar Alsida e Bekimi, në momentet kur Alesia do mësonte të ecte, apo kur miqtë – që ata i kishin me bollëk – të vinin t’i vizitonin për të kaluar pak orë në shoqëri të mirë.

Për të bërë një rezyme të shpejtë, ndryshimet kryesore të shtëpisë ishin këto:

  • Termoizolimi I shtëpisë, duke përdorur elementet përkatëse e me jetë të gjatë .
  • Ndryshimi i hyrjes së shtëpisë duke e pozicionuar më në afërsi te asaj kryesore.
  • Krijimi i një parahyrje, në formën e një kubi, përgatitore për në shtëpi.
  • Zgjerimi i dritareve në përmasa dhe shtimi i tyre në numër për të futur brënda më shumë dritë
  • Krijimi i zonës së ndenjes, një kuzhinë që Bekimi të gatuajë me shumë dashuri, që vendosen në vazhdimësi të njëra tjetrës.
  • Me idenë e një “Loft”-i, pra pa përdorur muret ndarëse, Bekimi dhe Alsida do kenë mundësinë e një hapësire të tyre fjetjeje, e çdo gjë tjetër që përmban një dhomë gjumi.
  • Tualeti u rinovua e ju dhanë funkionet bazë.
  • Oborri u trajtua me gjelbërim e hapësira shlodhjeje, ku nuk mungoi dhe një kënd enkas për Alesia-n

 


Regjistrohu për të marrë Newsletter

Joomla : NGA E PARA (EXTREME
Banerat
free xxx porn