• Albanian-AL
  • English (United Kingdom)
FacebookVimeoTwitter

Episodi 9

 

Familja Cerri Pjesa I
Kush do ta mendonte që gjatë rrugëtimit tonë do të hasnim dhe një familje që togfjalëshi NGA E PARA s’u ishte i panjohur, pasi ata vetë kishin nisur çdo gjë në këtë mënyrë… Të rinj e plot jetë, në zanafillën e ndërtimit të së ardhmes, i gjetëm të mbushur me optimizëm edhe përballë pengesave që përpiqnin t’u ngadalsonin hapat. Me shumë dëshirë i bëmë edhe ata pjesë të misionit tonë.
Alsida dhe Bekimi, dhe pse të rrethuar nga aureola e dashurisë, jetonin në një shtëpi ku përveç strehimit, nuk ofronte gjë tjetër. Frut i lidhjes së tyre ishte dhe e mrekullueshmja Alesia, pak muajshe , për të cilën investimi ynë në këtë rast bëhej një arsye më e fortë. Metrat katrore të pakët që përbënin këtë shtëpi ishin të pozicionuar në mes të një fushe, në njollën e një kuboidi. Ishte për të ardhur keq se si çdo gjë favorizuese jashtë shtëpisë , nuk arrihej të shfrytëzohej e të depërtonte brënda. Asnjë dritare nuk mund të reflektonte ngrohtësinë e dritën e diellit në brendësi, e muret të ndërtuara vetë vetëm arrinin të pasqyronin kudo lagështirën e dëmshme, sidomos në kuadër të shëndetit të vajzës. Dimri ndjehej vrazhdë, e vera s’mund të gjente vënd mjaftueshëm e haste pengesa për të rikthyer buzëqeshjen. Në shtëpi fare lehtë mund të vihej re mungesa e shumë elementeve bazë. Për të mos kaluar më pas tek kontrasti që krijonte gjithë ëmbëlsia, dashuria dhe energjia positive e Alsidës, Bekimit e Alesias, me zymtësine që qëndronte rëndë në brendësine e apartamentit.
Perceptimi i shtëpisë ishte i lehtë, e rilevimi u krye shpejt. Blerti dhe grupi i tij, dukej sikur bisedonin me mëndje. Ishte shumë e qartë cilat ishin problematikat kryesore, e rrugëtimi per ti zgjidhur ato vinte rrjedhshëm. Punët u ndanë shpejt e shpejt, mes Ajmonës, Mirës, Nevit e Klodit, të vëzhguara nga zoti “ Kam kohën nën kontroll “ – Titi. Shumë pune u priste për rezultatin që arkitektët donin të arrinin. Bisedat me punëtorët u bënë me kujdes, për të realizuar çdo gjë që planifikohej.
Puna nisi, ritmet ecnin mirë, shtëpia po merrte formë… kur…
Në mënyrë të paparitur e surprizë një defekt elektrik ndodhi… energjia elektrike u ndërpre…
Se mos mendoni që u dorëzuam… Hidhini një sy puntatës në vazhdim…

P.S : Shtëpia u dorëzua për 4 ditë, por për shkak të punës kolosale që u zhvillua në të, u vendos të transmetohej në 2 puntata për ti dhënë vlerën e duhur kontributit të sejcilit prej atyre që bënë të mundur realizmin.

 

 

 

Regjistrohu për të marrë Newsletter

Joomla : NGA E PARA (EXTREME
Banerat
free xxx porn