Familja Sufaj
Numrit te shtepive po i afron fundi. Madje tashme i gjithe ekipi ka filluar afeksionohet aq shume me pjesetaret e familjeve saqe, eshte e veshtire te pranojne qe per pak kohe s’do jene me prane tyre. Por me siguri ata do te jene ne cdo ambjent familjar me punen qe secili i ka dedikuar cdo shtepie me aq perkushtim.
Bona rend me shume zell per ne zyren e arkitekteve per ti treguar mbi shtepine e re. Ata jane tere sy e veshe per te njohur familjen e re. Nderkohe qe ajo tregon, kush mban shenime, e kush ka ngulur syte diku per te perfytyruar shtepine e rradhes…
Blerti, sic do here insiston mbi zgjedhjen e skemes funksionale. I bent e ditur te gjithe ekipit se nderhyrja ne murature do te jete shume e limituar per shkak se te gjitha muret e shtepise rezultojne te jene mbajtes. I gjithe pallati eshte ndertuar me tulla silikate, te cilat nuk pranojne asnje nderhyrje. E megjithate nese muret s’mund te prishen, ata mund te ndertohen…Ajmona, per te krijuar nje dhome te dedikuar per djalin vendos qe te shfrytezojme edhe gjeresine e ballkonit. Kjo do te kerkonte edhe zhvendosjen e tualetit, e cila duket pak e veshtire ne keto kushte. E megjithe perpjekjet e Mires per te reduktuar instalimet e tubacioneve, ajo ia arrin qellimit… Djali tashme do te kete nje dhome te veten, nja ambjent per te studiuar me vete, pa shqetesuar as motren dhe as nenen.
Klodi merr persiper te sistemoje dhomen e nenes dhe vajzes. Ideja e saj per te krijuar dy dhoma brenda nje dhome duket se do te jete zgjidhja e duhur per ti krijuar privatesi te seciles, por edhe per ti mbajtur prane njera-tjetres. Nderkohe Nevi po mendon qe te realizoje nje lidhje por edhe nje ndarje ndermjet ambjentit te ndenjes, kuzhines me ambjentin e jashtem ne ballkon, qe me siguri nena do te ulet mbremjeve per nje filxhan caj apo kafe.
Titi nderkohe liston te gjitha porosite qe duhet te kryeje te cilat sa me shume kohe kalon, shtohen edhe behen edhe me intensive.
Me kete ritem vazhdon rrugetimi per ti sjelle lumturi edhe kesaj shtepize, per ti sjelle atyre jo vetem nje shtepi nga e para por edhe nje jete nga e para…
Nderhyrjet me te rendesishme ne shtepi mund te permblidheshin keshtu:
- Familja tashme ka nje tualet me te madh se I meparshmi dhe me te gjitha kushtet e nevojshme.
- Djali tashme ka nje dhome te veten, nje ambjent fjetje si dhe nje vend studimi personal.
- Te tre pjesetaret e familjes do te kene nje ambjent shume te kendshem ku te mblidhen per te ngrene por edhe per te ndenjur perpara TV.
- Grate e shtepise kane dhomen e tyre. Ato jane ne te njejten dhome por njekohesisht kane edhe privatesine e tyre te realizuar me ane te nje ndarje te pjesshme.
- Vajza do te kete mundesi te studioje apo te punoje ne dhomen e saj ne qetesi maksimale.
- Nena ka nje vend shume te bollshem per te gatuar ne kuzhinen e saj nderkohe qe pret nipin dhe mbesen kur te kthehen nga shkolla apo puna.




Please wait...











