Valbona Selimllari Prezantuese
Kryebukuroshja shqiptare vazhdon të mbetet akoma dhe sot një ndër ikonat më ndriçuese të bukurisë shqiptare. E kurorëzuar "Miss Albania" në vitin 1992, ajo tashmë është futur në histori si Miss-i e parë shqiptare duke realizuar kështu ëndrrën e saj të madhe, por njëkohësisht duke thyer dhe një tabu shqiptare deri atëherë të panjohur në vendin tonë. Pas eksperiencës në Miss Albania Valbona aplikon dhe fiton të drejtën e studimit në Akademinë e Arteve të Bukura. Pas diplomimit merr pjesë në shumë spektakle televizive por këtë herë duke ndenjur pas telekamerave. Gjatë këtyre viteve ka marrë pjesë në spektakle të ndryshme televizive por programi "NGA E PARA" shënon kthimin zyrtar të Valbonës në panoramën televizive kombëtare. Publiku po mësohet të shohë jo vetëm bukurinë rezatuese të Valbonës por edhe aspektin social dhe dashurinë që ajo i transmeton të gjitha familjeve të përzgjedhura në këtë aventurë televizive.
Geni Skendi Team Leader
Drejtues i studios G.S.D. Interior. Përgjegjës për konceptin dhe ideimin e çdo projekti. Kristalizon dhe lidh të gjithë pjesët e një projekti si: skemën funksinale, projekt idenë, mobilimin, ndriçimin, dekorimin etj. Kordinon dhe mbikqyr pjesën e zbatimin të punimeve në çdo fazë të saj. Shumë i aftë si në pjesën teknike të projektit ashtu edhe në fazën e përpunimit grafik dhe renderizimit. Eshtë një asistencë teknike për çdo pjesëtar të grupit duke i harmonizuar të gjitha proceset e projektimit dhe zbatimit.
Tomi File
I profilizuar në pjesën e kordinimit të punëve të zyrës dhe të projekteve. Merret me dërgesat e orderave për çdo sponsor më vete. Mban time schedule për ecurinë e projektit dhe afatet e dorëzimit të tij. Një urë lidhëse midis grupit të arkitekteve dhe stafit të produksionit dhe sponsorave.
Nevin Bilali
E specializuar në përpunimin teknik të projekteve. Shumë e aftë në zgjidhjet teknike, ndërtimore dhe funksionale të projekteve. Eshtë e pranishme non- stop në zbatimin e projektit duke dhënë zgjidhje për çdo problem që del në zbatim. Profesioniste në përdorimin e programeve teknike të arkitekturës.
Ajmona Hoxha
Specialiste në dekorim dhe ngjyra. Eshtë përgjegjëse për përzgjedhjen e ngjyrave dhe të dizajnit për çdo shtëpi më vete duke ju përshtatur karakteristikave të shtëpisë dhe shijeve të pjesëtarëve të familjes. Eksperte në përzgjedhjen e një dekori sa më afër me shijet e atyre që do të bashkëjetojnë me të si dhe sa më harmonik me mobilimin dhe ndriçimin.
Klodiana Millona
E specializuar në krijimin e mobilimit "inteligjent" dhe funksional. Gjithmonë gjen zgjidhje të ndryshme për ambientet me sipërfaqe të kufizuar. E specializuar në mobilimin e apartamenteve në mënyrë sa më efiçente dhe në përputhje me nevojat e njerëzve të cilët do të jetojnë në to. Përpiqet që mobiljet të kenë funksion e përdorim të shumëfishtë dhe të jenë në sinkronizim me dizajnin dhe me ndriçimin e çdo ambienti ku do të përdoren.




Please wait...











